LAMM: Në “Tabanoc” për hyrje në Maqedoni pritet rreth 30 minuta

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njoftojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Lidhja Automoto e Maqedonisë njofton se në vendkalimin kufitar “Tabanoc” vërehet frekuencë e rritur e automjeteve në vend, koha e pritjes është rreth 30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM njoftoi gjithashtu se që nga pasditja e djeshme, trafiku i automjeteve të rënda është normalizuar në dalje nga vendi, nga PB “Dizel” deri në VK “Bllacë”.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme