LAMM njofton: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga shteti

Lidhja Auto Moto e  Maqedonisë (LAMM) njofton se qarkullimi për në Ponikvë dhe fshatin Beli po zhvillohet pa probleme por vetëm në një korsi. Kjo për arsye se nga ana e qytetarëve është bërë e ditur se në deponi do të lejohen vetëm veturat e ndërmarrjes komunale Vodovod nga Koçani, por jo edhe automjetet nga komunat tjera.

Derisa sipas LAMM-së në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore qarkullimi po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të lagështa.

“Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, thuhet në njoftimin e LAMM.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme