LAMM: Pritje më e gjatë në “Bogorodicë”

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, në pikën kufitare “Bogorodicë” duhet pritur rreth 45 minuta për të dalë nga vendi. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme dhe kryesisht në rrugë të thata.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme