Larje parash në investimin e BDI-së?

Policia Financiare dorëzoi në Prokurorinë për ndjekjen e Krimit të Organizuar dokument  për një investim në vitin 2016 lidhur me transaksionet e parave për ndërtimin e fabrikës për ujë “Maja”.

Prokuroria heton pastrimin e mundshëm të parave përmes kompanive of shorë nga Qipro, ishujve të virgjër britanikë për realizimin e investimit “Uji Maja”.

Po kontrollohet edhe një person nga Ukraina lidhur me transaksionet. Firma ML GARI nga Maqedonia, u shfaq edhe në dokumentet e pandorës, ndërsa Ostro i Kroacisë dhe projekti ndërkombëtar për raportimin e  krimit dhe korrupsionit tashmë publikuan se pas investimit kroat nga ishulli Mali Loshinj, fshihen  of shorë kompani të personave që bashkëpunojnë ngushtë me funskionarë nga Rusia të cilët janë bashkëpunëtorë të afërt të presidentit rus Putin.

Firma NML Gari nuk fsheh se para për investimin ka siguruar nga kompania Of Shorë nga ishujt e virgjër britanikë.

Këtë investim e kishte promovuar edhe vet lideri i BDI-së Ali Ahmeti në shtator të vitit 2016 më zyrtarë të tjerë të lartë të BDI-së.

Ky është një hulumtim i realizuar nga IRL dhe Alsat. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme