LDK: Është fatkeqësi kjo që po ndodh, qëndrimi jonë për Specialen dihet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se është tragjike për vendin për mënyrën se si po funksionojnë institucionet e shtetit.

“Shumica e anëtarëve të qeverisë nuk u paraiqtën në mbledhje të qeverisë. Është fatkeqësi për vendin kjo që po ndodh. Ka shumë cështje me rëndësi që pop resin në rend. Nuk do rrimë duarkryq do ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm”, ka thënë Hoti, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se LDK priti rreth një orë që të mbahej mbledhja e kryesisë së Kuvendit dhe kjo gjë nuk ndodhi. Prandaj, ai tha se dolën nga mbledhja e kryesisë.

Hoti ka thënë se sa i përket pikës së mbledhjes së kryesisë për shqyrtimin e kërkesës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, tashmë qëndrimi zyrtar i LDK’së dihet.

“Për pikën që lidhet me shfuqizimin e gjykatës special, i dini qëndrimet tona, ne do të lëshonim mbledhjen”, ka thënë Hoti.

Hoti është pyetur edhe për takimet që kanë ndodhur para fillimit të mbledhjes së kryesisë me ndërkombëtarët në zyret e GP të LDK’së në Kuvendin e Kosovës.

“Jo, ishinn konsultime të rregullta që i bëjmë si grup parlamentar. Ne qëndruam në sallë për një orë derisa erdhi kryetari i Kuvendit”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme