LDK-ja kërkon zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë zbardhjen e vrasjeve të pasluftës të veprimtarëve të LDK-së. Në 19-vjetorin e vrasjes së veprimtarit Enver Maloku, u bënë homazhe para lapidarit të tij.

Vajza e Enver Malokut, Doruntinë Maloku, që është edhe deputete e LDK-së, ka thënë se familja tash e 19 vjet është në pritje. Maloku ka folur edhe për hetimin e SHIK-ut, duke thënë se nuk do t’i japin nënshkrimet për hetimin e kësaj organizate tash, sepse mund të manipulohet nga PDK-ja.

“Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë lidhje me hetimin e SHIK-ut. Ne kemi qenë të gatshëm kur ishim në Qeveri e atë kohë ne do të kishim shumicën në komision e nuk do të lejonim që të bëheshin manipulime me dëshmitë për SHIK-un. Në këtë kohë kur Kadri Veseli kërkon të formohet komisioni për hetimin e SHIK-ut, ne jemi kundër. Nuk do të lejojmë që PDK-ja ta krijojë komisionin për ta hetuar vetveten”, ka thënë Maloku.

Ndërkohë, Ismet Beqiri ka thënë se deri tash ka pasur interesa të njerëzve jashtë LDK-së që të mos zbardhen vrasjet e pasluftës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme