LDK: Jemi për dialog dhe për miqësi të përhershme me SHBA’në

Gjatë ditës së djeshme shumë media raportuan se Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideronte të papranueshëm qëndrimin e Qeverisë lidhje me refuzimin që ia bëri kërkesës së SHBA-ve për pezullimin e taksës

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka dalur me një reagim zyrtar sa i përket raportimeve të fundit dhe ka treguar haptazi se në asnjë rrethanë kjo parti nuk ka qenë kundër miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Periksopi.

LDK ka thënë se mediat kanë dezinformuar opionionin dhe se kjo parti ‘është shprehur për miqësi të përhershme me SHBA-në’ si dhe është e gatshme të futet edhe në procesin e dialogut.

Ky është reagimi i plotë i LDK-së:

Kosova është në një gjendje delikate prandaj nuk ka nevojë, pavarësisht animeve politike, të dezinformohet opinioni duke bërë krahasime të paqëndrueshme, ashtu si i bëri indeksonline.net se LDK para një muaji refuzoi ShBA-në ndërsa sot akuzon Qeverinë Haradinaj për mos heqje të taksës.

LDK-ja është shprehur qartë për miqësi të përhershme me ShBA-në, ka përkrahur dhe përkrah dialogun për normalizim të mardhënieve me Serbinë, që rezulton në njohje reciproke të dy shteteve sovrane. Ky është qëndrimi i vërtetë dhe i vetëm i LDK-së.

LDK, në këtë legjislaturë është parti opozitare dhe vepron nga opozita në mënyrë pozitive dhe konstruktive në interes të Kosovës dhe të stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

LDK është shprehur se është në përgjegjësinë e koalicionit qeverisës i cili ka vendosur për taksën, të vendosin për fatin e saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme