LDK lufton ende për Arban Abrashin, ja çfarë thotë tani

Gazmend Muhaxheri, anëtar i kryesisë së LDK-së, ka thënë se kjo parti nuk po e kupton përse Vetëvendosje nuk po pranon rinumërim të votave të balotazhit në Prishtinë.

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes fitoi për 365 vota më shumë se Arban Abrashi i LDK-së, ndërsa kjo parti thotë se ka dyshimet e veta në procesin e numërimit dhe shton se dëshiron rinumërim që të ketë një rezultat të pranueshëm edhe nga LDK-ja.

“Ne mendojmë se është cenuar e drejta e kandidatit tonë Abrashi për rinumërim të votave. Një e drejtë demokratike për të parë a është fitorja ashtu siç është. Nuk po mundemi të kuptojmë frikën e VV-së për rinumërimin të votave. Është proces i hapur dhe normalisht nuk mund të pranohen rezultatet kur ka dyshime. Sikur të ishin të sigurt në fitore nuk do të kishin hezitim për rinumërim të votave për të pasur një rezultat të pranueshëm edhe nga pala jonë”, ka thënë Muhaxheri pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së

Sa i përket Istogut, LDK mendon se është proces kriminal. Aty fitoi Gani Dreshaj i AAK-së pas numërimit të votave me kusht ku mori shumicën për të përmbysur rezultatin ndaj Haki Rugovës së LDK-së.

“Kanë manipuluar me ndjenjat e qytetarëve dhe kanë dërguar 1300 fletëvotime me postë që janë identike njëra me tjetrën. Ka njerëz të vdekur që kanë votuar. Duhet të ndiqet procesi nga organet kompetente”, ka shtuar më tej ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme