Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, duke lexuar mocionin kundër rritjes së pagave të kabinetit qeveritar, para deputetëve ka kërkuar që Qeveria të anulojë vendimin e kundërligjshëm për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar dhe sa më parë ta sjellë ligjin për pagat në sektorin publik.
Hoti tha se meqë paga e kryeministrit është dyfishuar me rregullore duhet të dyfishohen edhe pagat e gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, trasnmeton kp.
“Vendimi i qeverisë i tejkalon kompetencat e përcaktuara me rregulloren e punës së qeverisë e cila në asnjë dispozitë të saj nuk përcakton kompetencat dhe përgjegjësit e Qeverisë për caktimin e pagave për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar, ky vendim është i papranishëm pasi krijojnë një diferencë të madhe me elemente diskriminuese në mes të të ardhurave të grupeve shoqërore dhe kabinetit qeveritare“, tha Hoti.