LDK në kërkim të kandidatit për Gjilan pas tërheqjes së Lutfi Hazirit

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan është drejt fundit të debatit të brendshëm pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe fillimit të zbatimit të politikave lokale për Gjilan.

Të gjitha organet e Degës, nëndegëve dhe forumeve, kanë marrë pjesë në debat dhe rekomandimet e dala do ta fuqizojnë rolin e qytetarit nën udhëheqjen e LDK-së.

LDK njofton opinionin se deri në fund të muajit do të punohet me lagje, fshatra, grupe të interesit, e OJQ, me qëllim të finalizimit të listës përfaqësuese për Kuvend Komunal dhe emrit konsensual për nominimin e pritur për kryetar të Komunës nga radhët e rugovistëve.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor të këtij vitit dhe kryetari aktual i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se nuk do të rikandidojë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme