LDK thotë se do ta votojë marrëveshjen e IPA-së

LDK ka mbajtur një konferencë për media ku ka bërë me dije se në seancën e ardhshme në parlament do ta votojnë ratfikiimin e marrëveshjes së IPA-së.

Sipas tyre kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçante dhe se nuk do të lejojnë që ajo të mos ratifikohet, njofton Klan Kosova.

“Kjo marrëveshje është negociuar nga Qeveria Mustafa. Prioritetet që janë të përcaktuar në këtë marrëveshje janë negociuar nga Qeveria Mustafa”.

“Në marrëveshje shkruan tekstualisht se fondet ndahen në përputhje me prioritetet e Qeverisë së Kosovës bazuar në strategjinë zhvillimore 2015-2018”, thuhet në konferencë.

“Kjo marrëveshje është e rëndësisë nacionale”.

“Ne do të votojmë nesër në seancë të rregullt”.

Ata thonë se i vetmi partner kredibil i BE-së në Kosovë është LDK.

“Dhe ne do të ruajmë e forcojmë gjithmonë partneritetin me BE-në”.

“Me sjelljen tonë, ne sot i treguam Qeverisë se për të votuar marrëveshje të rëndësisë së tillë nuk i mjaftojnë votat e Listës Serbe, edhe pse është i varur nga ta”.

“I duhen votat e deputetëve të opozitës shqiptare”, thuhet më tej.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme