LDK tregon çka u bisedua në takimin me Delawien dhe Apostolovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa bashkë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, kanë takuar sot Grupin Parlamentar të LDK-së.

Në takim, përveç tjerash, u diskutua edhe për proceset politike aktuale, në veçanti për procesin e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

“LDK-ja dhe Grupi Parlamentar rikonfirmuan unitetin e plotë për këtë dhe çështje të tjera me rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës si dhe për fuqizimin e partneritetit me SHBA-të dhe BE-në. LDK-ja, si edhe deri më tani, do të jetë garancia kryesore në mbështetje të interesave të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.

Bëhet e ditur se Grupi Parlamentar i LDK-së vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe kërkoi nga kryeministri dhe Qeveria që Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të procedohet për ratifikim në Kuvend menjëherë pas seancës së nesërme, në të cilën do të diskutohet mocioni i ngritur nga subjektet opozitare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme