Hykmete Bajrami, ministre në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur për kandidatin për kryeministër, por që ende nuk duan ta bëjnë publike.
Bajrami në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ka thënë se këto ditë do të bëhen publike edhe aderimet e reja, personalitetet në fjalë i ka quajtur njerëz me virtyte të larta.
Ajo përveç tjerash ka thënë se LDK është në bisedime me disa parti të tjera politike për koalicione parazgjedhore dhe të martën ose të mërkurën do të bëhen publike koalicionet.
Bajrami thotë se LDK ka vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës, për të cilën thotë se e prishi koalicionit për shkak se iu frikua suksesit të LDK-së dhe qeverisjes Mustafa.