Pas kryeministrit Isa Mustafa, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ndaj kryeministrit kosovar. Sipas LDK-së, Pal Lekaj njihet si person që e hedh gurin dhe e fsheh dorën. “Pal Lekaj, i njohur si njeri që hedh gurin e fsheh dorën, e paska marr bajrakun e bërjes së politikës së AAK-së, këto ditë”
” Njeriu që e shkatërroi Gjakovën në dy mandate si kryetar, të cilat i fitoi me manipulim votash, që e shiti trashëgiminë kulturore të këtij qyteti, që s’la keqpërdorim pa bërë në qeverisjen lokale, sot na mban ligjërata për tema madhore për vendin”, thuhet në reagimin e LDK-së
LDK-ja shkon edhe me tutje, kur deputetët dhe anëtarët e AAK-së i quan mediokër.
“E si gjithmonë, ky anëtar i denjë i klubit të mediokërve të AAK-së, nuk mundet pa u shërbyer me terminologji patriotësh e tradhtarësh, pasi që siç dihet, patriotizmi është streha e fundit e horrave”.
“Njeriut që rruga për në SHBA iu ndërpre në Aeroportin e Prishtinës, sot është një prej atyre që po përpiqen ta izolojnë Kosovën, t’i lënë qytetarët pa lëvizje të lirë në BE, siç e lanë pa u bërë anëtar i UNESCO-s, ta shndërrojnë atë në vend ku dominon mediokriteti e keqpërdorimi pasi që vetëm në një ambient të tillë qifti i Pal Lekajt mund të jetë dikushi”, thuhet në fund të reagimit.
Pak orë më parë ka reaguar edhe kryeministri Mustafa duke thënë se Pali është mashtrues, po thotë të pavërteta për demarkacionin.
Kurse, Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka thënë një status në Facebook se Isa Mustafa të sëmurë i ke quajtur edhe profesorët e studentët në vitet e 80’ta