Kandidatja për presidente e Francës Marine Le Pen ka thënë sot se presidenti amerikan Donald Trump me sulmin në Siri po përpiqet të bëhet “polic botëror” dhe ka paralajmëruar se kjo mund të ketë pasoja.
Le Pen edhe më herët ka shprehur përkrahje diktatorit sirian Bashar al-Assad dhe në televizionin France 2 ka thënë se “është e befasuar me këtë ndërmarrje të Trump’it”.
Ajo ka thënë se “Trump ka paralajmëruar se SHBA nuk do të jenë polic botëror, e pikërisht këtë ka bërë sot në mëngjes”, dhe ka paralajmëruar se intervenimet ndërkombëtare në Irak dhe Libi kanë sjellë deri te rritja e ekstremizmit islamik.
Le Pen kështu është distancuar nga Trump’i me shumë qëndrime të cilit është pajtuar dhe e cila shpreson se në valën e ndjenjave kundër imigrante do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë.