Ledioni e quajti Arbanën gënjeshtare pasi ajo u shpreh se e la vetë punën tek TCH?

Në finalen e madhe të X Factor Albania, Alketa Vejsiu ftoi Arbana Osmanin.

Pas një shkëputjeje të gjatë televizive, Arbana u shfaq në TV Klan, ku foli për herë të parë për arsyen e largimit të saj nga ekrani dhe nga Top Channel.

Ajo sqaroi për publikun se kishte nevojë për pushim dhe se duhej të largohej pak nga bota e televizionit për të gjetur vetveten.

Pas daljes së saj në TV Klan, nuk kanë munguar reagimet dhe komentet e shumta në rrjetet sociale.

Veç reagimeve në rrjet, u duk qartazi që nuk munguan as ironitë dhe thumbimet nga Ledion Lico mbrëmjen e djeshme në Prime-n e Big Brother VIP Albania!

Ai e nisi Prime-n me përshëndetjen e Arbanës: “Mirëmëngjes Yje”, dhe e mbylli mbrëmjen me këtë shprehje:

“Ka diçka që është më e ulët dhe më e rrezikshme se sa të gënjesh të tjerët, është të gënjesh veten!”

Këtë shprehje komentuesit e kanë lidhur drejtpërdrejt me deklaratën e Arbanës në TV Klan, përcjell Insajderi.

Nuk mund ta themi me siguri që Ledioni e quajti Arbanën gënjeshtare, por dimë të themi që ironia ishte e qartë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme