Ledri Vula tregon nëse do të hynte në ‘Big Brother Vip’

Rap-artisti i njohur, Ledri Vula, ka qenë së fundmi i ftuar në programin “E Diell”, ku ka folur për shumë gjëra.

Veç karrierës profesionale e jetës private, ai u pyet edhe për disa tematika të tjera.

I pyetur nga Ed Manushi nëse do të futej ndonjëherë në Big Brother, këngëtari ka përmendur disa gjëra që kanë të bëjnë me këtë.

Ai mendon se është një gjë e vështirë, jo ashtu siç duket kur e shikon nga shtëpia.

“Unë mendoj që është vështirë me u fut në Big Brother, nuk është shumë e lehtë si duket nga divani që je duke e parë. Është me u fut me një shtëpi me 20 persona, të mos e kesh rehatinë tënde, dhomën tënde, qejfin tënd”, u shpreh ai.

Artisti theksoi: “Unë nuk e kam problem me u fut me një shtëpi se jam edhe introvert, por kisha dashur edhe filma të shikoj, të luaj me lojëra ose me shkru ose një mikrofon e studio, po aq sa kam qejf me shoqëri të rri, kam qejf edhe me u mbyll me ndejt vetëm. Më rehat, kur jam vetë”.

ledri-2

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme