Lekaj: Haradinaj do të kthehet në Kosovë, nuk mund të mbahet me “shkarravina të Serbisë”

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka theksuar se shpresojnë që nesër do të përfundojë procesi ndaj liderit të partisë së tyre, dhe se Haradinaj do të kthehet në Kosovë.

Ai ka thënë për Telegrafin se “kemi të bëjmë me një proces puro politik dhe me shkarravina të Serbisë, në bazë të cilave ai po mbahet në Francë”.

“Kur e kemi parasysh se me çfarë akuza kemi të bëjmë, unë shpresoj se do të mbizotëroj arsyeja dhe Haradinaj do të lirohet. Sepse, është thënë dhjetëra ose qindra herë se ai ka dalë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, dy herë radhazi, e tash të ndodhë kjo është e pakuptueshme”, ka shtuar Lekaj.

Më tutje, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, ka thënë se lideri i tyre edhe pse larg Kosovës, vazhdimisht i motivon dhe kontakton me ta që mos të mbesin prapa proceset me partinë.

“Ndonjëherë mjafton vepra dhe qëndrimi i tij që të na kujtojnë se si duhet të qëndrohet dhe t’i shërbehet atdheut. Qëndrimi i tij i drejtë, është kurajo për ne”, ka thënë ai.

Ndryshe, nesër në Colmar të Francës, do të mbahet procesi gjyqësor ndaj ish kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kanë kaluar më tepër se tre muaj kur ky i fundit është ndaluar nga autoritetet franceze, me një aktakuzë të ngritur nga Serbia, qysh në kohën e Millosheviqit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme