Ramush Haradinaj u arrestua në kohën kur pranoi ftesë nga presidenti i zgjedhur i ShBA-së”. Kështu ka thënë Pal Lekaj në emisionin “Politik” me Sejdi Demirin në Tribuna Channel.
Ai ka shtuar se nuk ka shkuar në Francë për diçka tjetër pos që për punë familjare. Madje ai ka thënë se Haradinaj ka qenë edhe më herët në Francë por që nuk i ndodhi kjo e tanishme.
Lekaj ka folur edhe për Demarkacionin dhe Asociacionin, duke u shprehur kundër këtyre marrëveshjeve, siç e quan ai, të dëmshme për vendin.
“Ne kemi menduar atë që e kemi thënë atë që e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese dhe në këtë drejtim thuhet se nuk është në frymën kushtetuese. Le të më thoni se cila është ajo e mirë për qytetarët e Kosovës dhe ju e dini se ka filluar edhe transporti hekurudhor dhe për këtë nuk është pyetur askush dhe konsideroj se është cenuar sovraniteti”, ka thënë Lekaj. /Gazeta Tribuna