Lekaj ka një kërkesë për këshilltarët dhe familjen e kryeministrit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar ndaj deklaratës që kishte dhënë para tri dite kryeministri Isa Mustafa ku e kishte krahasuar atë me Marko Gjuriqin.

Lekaj duke komentuar këtë deklaratë të kryeministrit, mbrëmë në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, kishte lutur publikisht të gjithë këshilltarët e kryeministrit dhe familjen e tij, që në orët e mbrëmjes meqë mund të lodhet kryeministri mos t’i lënë telefon afër që të shkruaj SMS-a e statuse pa i kontrolluar, sepse siç thotë Lekaj, po i ofendon njerëzit.

“Njerëzit që bien në një nivel të tillë si të kryeministrit nuk meritojnë dialog. Prandaj unë nuk do të lëshohesha në fjalorin që e ka përdorur kryeministri, sikur ta kishte përdorur një fëmijë ndoshta ja kisha falë, mirëpo një kryeministër i vendit të sillet me atë fjalor jo të mirë për qytetarët dhe për mua personalisht, mendoj që nuk do koment dhe të mbetet në ndërgjegjen e tij”, ka deklaruar Lekaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme