Lekaj letër Thaçit e Mustafës: Mos humbni kohë në Facebook, bëni diçka për Ramushin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i është drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa lidhur më rastin e Ramush Haradinajt.

Lekaj i është drejtohet me “pashallarë” kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka shprehur brengën e tij për mosreagimin e institucioneve të Kosovës lidhur me arrestimin e liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj.

Letra e plotë e Pal Lekajt:

Letër e hapur drejtuar,

Presidentit të Kosovës, Z.Hashim Thaçi

Kryeministrit të Kosovës, Z.Isa Mustafa

Siç mund të jeni në dijeni (ju dy “pashallarë”) tashmë po bëhet muaji që nga koha kur padrejtësisht shteti francez (bazuar në një fletëarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004) e ka ndaluar një qytetarë të Kosovës, një ish-kryeministër të vendit, një politikan që çdo ditë të tijë e ka hargjuar dhe edhe sot e hargjon duke u angazhuar për

Kosovën, një lider të një partie me ndikim në proceset e vendit dhe jo vetëm.

Ajo çka deshirojë t’iu themë dhe t’iu pyes juve të lartëcekurve, përmesë kësaj letre, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, është një brengë e mos-reagimit tuaj si udhëheqës të shtetit të Kosovës.

Heshtja juaj përballë një situate të dyshimtë, përballë një njeriu që është i pastërt si loti, siç është z.Haradinaj që me dinjitet e ka mbrojtur Kosovën dhe të drejtën e saj për liri e pavarësi, sa herë që i është kërkuar, edhe atë nga sistemi me i lartë i drejtësisë ndërkombëtare, është shenjë se ju, ose jeni të paaftë të bëni atë çka është e nevojshme, siç veprojnë të gjithë udhëheqësit e shteteve demokratike, kur cenohet e drejta për të levizur për qytetarët e tyre, ose në një menyrë jeni pajtuar, që ish-kryeministri, Ramush Haradinaj të vazhdojë të mbetet edhe me tutje në Francë, e të mos ketë mundësi të jetë në Kosovë, afër familjes, qytetarëve dhe shtetit të vet, për të cilin në çdo çastë angazhohet që të jetë i fortë, i zhvilluar dhe i pa nënshtruar.

Pak para dhe pas ndalimit të z.Haradinaj, rasti me ndërtimin e murit në veri të vendit (për të cilin Ramushi ka reaguar fortë dhe qëndrueshëm duke shkuar edhe në vendin e ngjarjes) dhe “invadimi” i Serbisë në drejtim të Kosovës përmesë një treni rus, me mbishkrime totalisht luftënxitëse, poashtu edhe kërcenimet e Presidentit të Serbisë me luftë kundër Kosovës, apo shpalljes në menyrë të njëananshme të AKS-së, sipas ligjeve të Serbisë, për të cilën ju nuk reaguat.

Kur i kemi parasysh këto dhe disa zhvillime të tjera, krejt logjikshëm lindin disa pyetje të cilat deshiroj t’ua parashtorjë këtu:

Përvec disa deklarimeve (të dobëta, e për më teper qesharake) në facebook, a keni provuar të vendosni kontakte direkte më homologët e juaj Francez, Presidentin, Fransua Hollande dhe Kryeministrin, Bernard Cazeneuve për t’ua spjeguar atyre situaten reale për rastin e ndalimit të z.Haradinaj, për t’iu treguar pse ekzistojnë ato fletëarreste ende në interpoll? E për t’u bërë realista e për t’i thënë që ne për vete kemi arritur t’i hjekim disa emra (edhe pse është bërë në menyrë selektive edhe ai veprim), se ndoshta sipas jush (kjo vlenë për ju “President”) mjafton që emrin tendë dhe të disa kolegëve të ngushtë i keni larguar.

Nese nuk keni biseduar me homologët tuaj Francez, pse nuk e keni bërë një gjë të tillë?

Si me marrë ne ketë mos veprim tuajin direkt me homologët tuaj?

Pajtim, apo pafuqi, nësë jeni pajtuar, pse jeni pajtuar që z.Haradinaj të vazhdoj të jetë i ndaluar?

Nëse jeni të pafuqishëm, pse vazhdoni të qendroni në ato pozita kur nuk jeni në gjendje të mbroni qytetarët tuaj?

Apo ndoshta keni kontaktuar me të njëjtit, por ne nuk kemi informacione?

Nëse është se keni biseduar me ta, a mund ta dijë opinioni çfarë ju kanë thënë homologët tuaj francez?

Është e pakuptueshme, por më shumë e pafalshme se si (nuk)po veproni.

Në kohën kur do të duhej t’i bëhëj e kjartë Serbisë, që nuk ka tavolinë bisedimesh pa i pastruar listat e interpollit (një nga shumë kushtet tjera) nga fletëarrestet politike që i ka leshuar vetë, e duke i “harruar” ato që na i bënë para pakë ditëve, se ato që Serbia na i ka bërë gjatë luftës as që keni mendje për t’i kujtuar e gjuhë për t’i biseduar, ju më shumë qejf e pa aspak keqardhje u “përqafuat”, e u “darkuat” dhe ua zgjatët dorën e pajtimit e të nënshtrimit, homologëve serb.

Ajo çka sot jeni duke (mos)vepruar, me shumë se shpetim është vetkurthërim për Kosovën, me detyrat që po i merrni përsipër. Sjellja juaj prej vasali e humbja e kohës në Facebook duke mbrojtur njëri tjetrin e Serbinë dhe duke sulmuar qytetarët, opoziten, e duke tentuar t’i mbani të izoluar kundërshtarët politik, e ndersa qe problemet vazhdojnë të grumbullohen, nënkupton që situata po bëhet çdo ditë e me shperthyese.

E dikur do të bëhët vonë, s’do të keni ”uji për të shuar shpërthimin”!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme