Lekaj: Ndalimi i Haradinajt u bë me shkas, sepse vetëm ai do t’ia ndalte turrin Serbisë

Vazhdimi i mohimit që Ramush Haradinaj të jetë në Kosovë në krye të detyrës është një trashje e padrejtësisë ndaj tij dhe rritje e rrezikut për Kosovën.

Kështu ka deklaruar Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka shtuar se kjo padrejtësi po del të ketë ndodhur me shkas.

“Ketë po e vërtetojnë veprimet destruktive e luftënxitëse të Serbisë, siç është rasti me murin, me kërcënimet për të shpallur Asociacion të Komunave me shumicë serbe sipas ligjeve të Serbisë, tentimi për të “pushtuar” territorin e Kosovës përmes një treni ilegal e me mesazhe nacionaliste, kërcënimi i Nikoliqit me përdorimin e Ushtrisë së Serbisë për të hyrë në Kosovë dhe shumë zhvillime të tjera që e vërtetojnë se ish-kryeministri dhe lideri, Ramush Haradinaj vazhdon të jetë e vetmja pengesë që ua ndalë turrin, sepse është ashtu siç do të duhej të ishte gjithsecili nga udhëheqësit e Kosovës, ai është i pa kompromis përballë Serbisë që ka mbetur po e njëjta në raport me Kosovën, ajo që sjellë dhunën, vrasjet dhe shkatërrimin e çdo gjejë që është shqiptare”, ka deklaruar Lekaj, raporton Koha.net.

Ndalimi i Ramushit dhe veprimet e Serbisë, Lekaj thotë se na tregojnë se nuk jemi në situatë që të durojmë edhe me tutje ketë qeveri në Kosovë “e cila lejon Serbinë që të vazhdojë të na luftojë”.

“Detyrë kryesore e qeverisë së vendit tonë është, të kërkojë nga BE-ja që të mos i respektojnë këto fletëarreste, shkarravina të cilat e kanë firmën e gjakatarit, Millosheviq. Në të kundërtën po marrim sinjale se padrejtësitë për çlirimtarët e Kosovës nuk do të përfundojnë ndonjëherë, e nëse është kështu, për ne është e papranueshme dhe do të marrin përgjigjen e duhur”, ka thënë më tej shefi i GP të AAK-së, Pal Lekaj.

“Durimit po i vjen fundit, aty ku ka padrejtësi nuk mund të ketë paqe”, ka përfunduar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme