LEN: BDI-ja po u bën presione administratorëve

Lidhja Evropiane për Ndryshim thonë se shqetësime të shumta kanë arritur nga ana e qytetarëve të cilët janë ankuar për presione të vazhdueshme nga ana e drejtuesve të institucioneve për të shkuar nëpër tubimet partiake të BDI-së. Sipas LEN, pagën që me shumë mund e fitojnë të punësuarit detyrohen t’ua kenë borxh të fortëve të partisë në pushtet. Nga opozita shqiptare theksojnë se presioni më i ri vjen përmes paralajmërimit për trajnime dhe testime rigoroze ndaj administratorëve.

“Natyrisht që ne jemi për avancimin e diturive të të punësuarve, trajnimin e tyre, por këto vendime, tani, paraqesin vetëm presion për nëpunësit administrativ. Këto lloj vendimesh, para zgjedhjeve, nuk janë asgjë më shumë se edhe një mekanizëm komunist për të shantazhuar, kushtëzuar e frikësuar të gjithë të punësuarit në administratën e shtetit. Fatkeqësisht, kësaj shtrese, që u mohohet përparimi në karrierë duke i mbajtur me dekada bashkëpunëtorë të rinj, përpos problemeve të mëdha me inflacionin dhe varfërimin e popullatës, tanimë po u vendohet edhe një ngarkesë shtesë, edhe një kërcënim shtesë, që nëse nuk mendojnë dhe nuk bëjnë siç thotë partia, do i largojnë edhe nga puna, do ua ndalojnë edhe rrogën që e dërgojnë në shtëpi për fëmijët dhe familjet e tyre, duke rikthyer diferencimin politik si në kohën e komunizmit!”, deklaroi Fejsal Beadini – LEN. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme