Lënda e Istogut lidhur me zgjedhjet, ende në proces

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ditë më parë mori vendim që komuna e Istogut të shkoj në rivotim për raundin e dytë, vendim të cilin e kundërshtoi fuqishëm AAK-ja e cila në këtë komunë kandidoi me Gani Dreshajn kundër kandidatit të LDK-së, Haki Rugova.

Për këtë vendim të PZAP-it ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka dërguar dje në Gjykatën Supreme një ankesë për këtë vendim, duke kundërshtuar rivotimin.

AAK pas dorëzimit të ankesës është shprehur e bindur se Supremja do ta ndryshoj vendimin e PZAP-it dhe të konfirmoj rezultatet e zgjedhjeve të 19 nëntorit, ku fitues doli Dreshaj.

Lidhur me shqyrtimin e ankesës së AAK-së, Kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci ka thënë në një prononcim për Indeksonline se po punohet në këtë drejtim.

Ai ka theksuar se gjyqtarët nga mëngjesi janë duke u marr me këtë lëndë, për të cilën tha se nuk e di kur do të merret vendimi.

“Lënda është duke u shqyrtuar, ende nuk ka ndonjë vendim për këtë rast sepse gjyqtarët po punojnë në të. Nuk e di sa ka komplikueshmëri në rast nëse të them afat se kur do të merret vendimi, kjo varet prej kolegjit të gjyqtarëve të cilët nga mëngjesi janë duke e shqyrtuar lëndën, rezultatin e së cilës nuk e di akoma”, ka thënë Peci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme