Rreth 30 nxënës janë lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi në mëngjes rreth orës 7:30 në rrugën Demir Hisar – Kërçovë.
Pos nxënësve, lëndime ka pësuar edhe shoferi i autobusit Z.S. 49 vjeçar.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën klinike në Manastir ku u është dhënë ndihmë mjekësore.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit dhe fugonit me targa nga manastiri, i drejtuar nga S.S. (56) nga Krusheva.
Komunikacioni nuk ka qenë në ndërprerje dhe është realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes, raportojnë mediat në Maqedoni.