Policia e Kosovës bëri të ditur se ka ndaluar një automjet në Prishtinë ku ngasësi pas verifikimit ka rezultuar të jetë në kërkim policor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:05 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.
Bëhet e ditur se i dyshuari ka tentuar të largohet me veturë nga vendi i ngjarjes, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët policorë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa rasti është iniciuar si pengim i personit zyrtar.