Një vajzë dyvjeçare u lëndua rëndë, ndërsa dy persona të moshuar u lënduan lehtë në fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur dje rreth orës 15 në rrugën lokale Falishe-Strimnicë, informoi sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.
Në aksident janë përfshirë një automjet “Kia Pikanto” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.A. (33) nga Strimnica dhe një “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.K (19).
Vajza dyvjeçare pas ndihmës së dhënë mjekësore është mbajtur për mjekim në spitalin klinik të Tetovës së bashku me A.A., e cila ka pasur lëndime më të lehta, ndërsa personi A.K. pas ndihmës mjekësore, është lëshuar në mjekim shtëpiak.
Me autorizim të prokurorit publik, ekspertizë në vendin e fatkeqësisë ka kryer ekip i SPB Tetovë.