Vrasja, 2 motrat kunata ndërhynë për të shuar sherrin, vëllezërit konflikt për gjendjen ekonomike

Të tjera detaje dalin në pah nga krimi i të shtunës në mbrëmje në fshatin Çoçaj, të Ndroqit, ku 56-vjeçari Kasëm Lila vrau me armë bashkëshorten e tij Fize Lila, 41 vjeç dhe plagosi kunatën e tij 56 vjeç.

Burime nga grupi hetimor dyshojnë se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti që Kasëm Lila kishte me vëllain e tij. Ky i fundit ishte i martuar me motrën e gruas se Kasëmit, e cila mbeti e plagosur

Mësohet se në sherr e sipër mes dy vëllezërve, në momentin kur 56-vjeçari ka marrë armën për të qëlluar, kanë ndërhyrë dy motrat, çka ka sjellë edhe pasojat fatale. Gruaja e Kasëm Lilës ndërroi jetë disa çaste më pas, ndërsa kunata e tij mori një plumb në shpatull.

Të dy vëllezërit jetonin në një shtëpi dhe kushtet e vështira financiare mendohet të jenë shkak i sherrit. Ato ishin vështirësuar si pasoje e dy ndërhyrjeve kirurgjikale, të cilave u ishte nënshkruar autori i krimit.