Sakte.net / E shtune, 08 Tetor 2016 – 16:55
I pasur me vlera të shumta ushqyese, ky është lëngu i freskët i panxharit, mollës dhe karotave.
Lëngu i freskët i panxharit, mollës dhe karotave është konsideruar si lëngu i jetës që në kohët e lashta në Kinë, për shkak të vlerave të shumta ushqyese që mbart.
Përfitimet shëndetësore janë të shumta. Ky lëng ndihmon në parandalimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene, lufton radikalet e lira në trup, parandalon sëmundjet e mëlçisë, pankreasit, veshkave.
Trajton ulçerën e stomakut dhe nxit sistemin imunitar si dhe përmirëson shikimin, eliminon sytë e kuq nga lodhja. Gjithashtu, përmes këtij lëngu kurohen infeksionet e fytit, përshpejton metabolizmin dhe ju ndihmon të bini në peshë.
Është e këshillueshme të përdoret nga anemikët. Një ndihmë të madhe u jep edhe personave që kane probleme me pagjumësinë duke iu ndihmuar të flini. Duhet të konsumoni këtë lëng të freskët çdo mëngjes.