Të premten është zhvilluar spektakli i radhës në BBVK dhe si përherë na pret një mbrëmje e gjatë me shumë zhvillime.
Por sonte ka festë të dyfishtë brenda shtëpisë, sepse banorët dhe të gjithë shikuesit kanë shumë për të festuar.
Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës banorët do të kenë muzike dhe atmosferë të jashtëzakonshme brenda shtëpisë ku do ta shijojnë edhe të gjithë shikuesit.
Leonora Jakupi befasoi banorët me hyrjen e saj dhe menjëherë ia nisi këngës duke dhuruar një atmosferë patriotike. /Prive/