Familja Thaçi nga Buroja ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars.
Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku po mbahen homazhet, që nga orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.
Prezente ishte edhe këngëtarja kosovare Leonora Jakupi. Ajo u fotografua teksa bënte homazhe dhe nuk i mbante lotët.
“Kjo është një dhimbje e madhe popullore, jo vetëm e familjes”, deklaroi ajo për Arbreshinfo.