Letra e PS për Ramën, Bushati: Nuk bën çudi që socialistët e ndershëm e kanë braktisur në vetminë e tij me krimin

Deputeti i PD në qarkun e Shkodrës Helidon Bushati ka reaguar pas letrës së hapur që socialistët e ndershëm shkodran i shkruan Ramës, ku distancoheshin nga e deleguara e tij dhe e Tom Doshit, të cilët kanë pushtuar institucionet shtetërore.

‘Çdo socialist i ndershëm ka pse të ndihet i fyer dhe i nëpërkëmbur. Ata e dinë se me kë qeveris Edi Rama në Shkodër dhe cila është fytyra e pushtetit të tij’, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Nuk bën çudi që socialistët e ndershëm nuk pranojnë të hajnë çorbën që gatuan Rama dhe që bashkë me shumicën, e kanë braktisur në vetminë e tij me krimin.

Çdo socialist i ndershëm ka pse të ndihet i fyer dhe i nëpërkëmbur. Ata e dinë se me kë qeveris Edi Rama në Shkodër dhe cila është fytyra e pushtetit të tij.

Prurjet e Ramës që blasfemojnë me dashninë për këtë qytet, nuk mund të imponohen si padronë, jo vetëm ndaj socialistëve të ndershëm, por as ndaj Shkodrës.

Fati i Shkodrës nuk do të mbahet peng i interesave okulte të disa njerzve të sjellë rishtazi, ku e vetmja dashni që i lidh me Shkodrën është interesi personal familjar dhe shefi i tyre.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme