Letra e Thaçit nuk ndërron qëndrimin kundërshtues të NATO-s

NATO-ja dhe SHBA-ja nuk kanë lëvizur nga pozicioni kundërshtues rreth iniciativës së presidentit Hashim Thaçi, për krijimin e ushtrisë nëpërmjet ndryshimeve ligjore.

Vetëm një ditë pasi proklamoi mbështetjen ndërkombëtare, Thaçi është demantuar edhe ngaambasadori amerikan, Greg Delawie. Teksa ka shprehur zhgënjim dhe befasi me propozimligjin e Thaçit, Delawie ka kërkuar që të stopohet iniciativa e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Një ditë pasi presidenti Thaçi i nisi letër sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, NATO-ja ka konfirmuar pranimin.

Letra është dërguar në prag të takimit të Këshillit Veriatlantik të NATO-s, ku shpjegon procesin e transformimit të FSK-së. Të pyetur nëse kjo letër mund të ndryshojë poziciononin kundërshtues të NATO-s, zyrtarë të kësaj të fundit kanë thënë se qëndrimi i tyre është “mishëruar” në deklaratën e sekretarit Stoltenberg, të dhënë më 8 mars.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme