“Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka kapacitete për të hetuar dhe ndjekur rastet, të cilat janë përmendur në katër letrat e presidentit Hashim Thaçi drejtuar Prokurorisë së Shtetit. Edhe Presidenti edhe Qeveria, bashkë me Kuvendin, vazhdimisht kanë injoruar sistemin gjyqësor dhe prokurorial duke mos i ofruar kushte adekuate për punë”. Kështu ka vlerësuar Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, një ditë pasi kreu i shtetit i është drejtuar Zyrës së Prokurorit të Shtetit.
Iniciativa e presidentit Thaçi, sipas tij, mund të konsiderohet më shumë si një retorikë për luftimin e kriminalitetit.
Ndërkohë, përfaqësues të opozitës i quajnë hipokrizi deklarimet e Thaçit dhe kërkojnë hetime për të gjitha vrasjet gjatë luftës dhe pas luftës. /TribunaChannel