Lëvizja Besa: Ministria e Ekonomisë i avancon maqedonasit dhe i anashkalohen shqiptarët

Lëvizja Besa ka kritikuar Ministrinë e Ekonomisë për anashkalimin e shqiptarëve dhe siç thonë ata, avancimin e maqedonasve.

”Inspektorati Shtetëror i Tregut, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, një ministri e udhëhequr tradicionalisht nga BDI-ja, kësaj radhe ka hapur konkurs me ngritje në detyrë për udhëheqës sektori për qytetet e Shkupit, Shtipit (me qytetet Koçan, Vinicë, Dellçevë, Berovë, Sveti Nikollë, Probishtip), Strumicës (me qytetet Gjevgjeli, Radovish, Vallandovë), krejt kjo në kohën kur inspektoratet shtetërore të tregut të Tetovës dhe Strugës tashmë 5 vite udhëhiqen nga ushtrues detyre pa vendim pune.
Për këtë arsye e pyesim ministrin e Ekonomisë se deri kur do të poshtërohen kështu administratorët shqiptarë dhe pse ata, ndonëse me shumë përvojë pune, nuk avancohen? A është i vetëdijshëm ai se si ndjehen administratorët shqiptarë, të cilët janë lënë në mëshirë të fatit dhe janë krejt të pambrojtur?” thuhet në mes tjerash nga Lëvizja Besa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme