LR-PDSH: BDI të votoj ligjin për dëshmitarët e mbrojtur

Departamenti juridik brenda LR-PDSH-së ka reaguar në lidhje me kërkesën e Katica Janevës për votimin e ligjit për dëshmitarët e mbrojtur që të fillohet me hetime në rastet ”Monstra”, ”Martin Neshkovski” dhe ”Sopoti”.

”Kërkesa e Prokurorisë Speciale për t’u ndryshuar ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, me ç’rast do t’iu garantohej siguri më e madhe dëshmitarëve dhe do t’i jepej mundësi zgjidhjes më të shpejt të rasteve të montuara siç janë “Monstra”, “Sopoti”, “Martin Neshkovskit” dhe shumë të tjera po has në rezistencë nga dy aleatët qeverisës OBRM-PDUKM dhe BDI, ndërsa aktor kryesor na shfaqet BDI-ja, përmes Talat Xhaferit i cili dirigjohet nga OBRM-PDUKM, duke mos pranuar ndyshimin dhe plotësimin e ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve.

”LR PDSH, dënon ashpër sjelljen e dy partive qeveritare, sidomos të BDI-së, të cilat deklarativisht flasin se e përkrahin punën e Prokurorisë Speciale, ndërsa në praktikë të dyja bashkë i bëjnë obstrukcione të vazhdueshme Prokurorisë Publike Speciale.” thuhet në mes tjerash në reagimin e LR-PDSH.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme