Lëvizja BESA realizoi takime të rëndësishme në Slloveni

Në vazhdën e takimeve me faktorin ndërkombëtar dhe me Institutite me relevancë ndërkombëtare, sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe anëtari i kryesisë qendore, Kastriot Rexhepi, kanë qëndruar në Maribor të Sllovenisë.

Kështu sot në Maribor, përfaqësuesit e BESËS, kanë realizuar një takim në Institutin “Instituti për Hapësira Humane”, me drejtorin e këtij Instituti, Andrej Kabic, dhe partner menaxherin, Marko Gal.

Në këtë takim është biseduar për sugjerimet rreth përpilimit të strategjive zhvillimore, me çka janë shkëmbyer mendime e përvoja – për projektet konkrete që janë pjesë e Platofmërs së Lëvizjes BESA, ndërsa këto projekte zhvillimore rajonale kanë të bëjnë me komunat shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme