Vetëm temperaturë dhe asgjë tjetër.
Të gjithë ata që sot janë duke kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri nuk janë duke ju nënshtruar ndonjë procedure tjetër.
Krejt kjo pasi që mbrëmë Qeveria e Kosovës ka hequr të gjitha izolimet që kanë qenë që nga 15 marsi shkaku i pandemisë COVID-19.
Sot në këtë kufi qytetaret po shprehen të lumtur që më në fund po mujn më kalu pa ju lypur testi i COVID-it.
E shoferet e maunave po thonë se kjo po ju lehtëson punën.
Kujtojmë se deri tash të gjithë maunat që kanë kaluar për 2 muaj është dashur të paguajnë 22 euro për dezinfektim të tyre./arbresh.info/