Lexus LC i ri me pamje “agresive”

Kompania e njohur japoneze e cila merret me modifikimin e veturave, Liberty Walk, në ofertën e saj tani ka edhe paketën për aerodinamikën e modelit LC 500 të nën-brendit të Toyotës, Lexus, duke e bërë atë me një pamje “agresive”.

Paketa, natyrisht, përfshinë zgjerimin e mbrojtësve anësorë (për të cilat kjo kompani është e njohur), mbrojtësit e përparmë dhe të pasmë të modifikuar, spoilerin e përparmë, difuzerin e pasmë, si dhe spoilerin e theksuar të pasmë, transmeton Koha.net.

Të gjitha këto elemente janë të bëra nga plastika e përfrocuar me fibra të karbonit. Kjo paketë që e ofron Liberty Walk kushton 19,440 dollarë.

Gjithashtu, Liberty Walk në këtë paketë ka bashkangjitur edhe amortizatorët me ajër, që kushtojnë 7,900 dollarë, si dhe setin e ri të rrotave.

Lexus LC në këtë rast nuk është përforcuar sepse Liberty Walk nuk ofron paketa të tilla për përforcime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme