Liam Payne dyshohet se piu drogë që shkakton halucinacione para se të vdiste

Ish-këngëtari i grupit “One Direction”, Liam Payne mund të ketë qenë nën ndikimin e një droge që shkakton sulme psikotike dhe halucinacione kur vdiq më 17 tetor, ka raportuar TMZ duke cituar burime nga policia argjentinase.

31-vjeçari është raportuar për sjellje të çuditshme pak para se të rrëzohej nga ballkoni i katit të tretë në një hotel në Argjentinë. Nuk u mbijetoi plagëve. Policia në Buenos Aires po heton tani teorinë se Liami mori substancë të fuqishme, e cila mund të shkaktojë luhatje emocionesh ekstreme dhe ta bëjë përdoruesin agresiv.

Policët në Argjentinë i thanë TMZ-së, siç raportohet nga Mirror, se sjellja e Liamit dukej në përputhje me përdorimin e drogave që shkaktojnë halucinacione, por nuk konfirmuan se çfarë substancash kishte në dhomën e tij të hotelit. Lëndët narkotike që u gjetën në dhomën e këngëtarit janë ende duke u hetuar.

Ekzaminimi fillestar pas vdekjes, i kryer të mërkurën në mbrëmje, zbuloi se 31-vjeçari vdiq nga lëndimet e shumta, duke përfshirë thyerje të kafkës, e cila shkaktoi “gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme”.

Stafi i hotelit kishte lajmëruar Policinë për sjelljet e Liamit. Madje kishte kërkuar që oficerët të vijnë me urgjencë shkaku që dhoma ishte me ballkon.

“Kemi një mysafir që ka marrë drogë dhe po shkatërron gjithçka në dhomën e tij. Kemi nevojë për dikë që të vijë. Duhet të dërgoni urgjentisht dikë sepse mendoj se mysafiri mund ta rrezikojë jetën. Është në një dhomë me ballkon, kemi merak se mos bën diçka, rrezikon jetën”, i ka thënë një punonjës i hotelit linjës urgjente “911”.

Sipas mediave lokale, ilaçi Clonazepam, i cili përdoret për të kontrolluar krizat për shkak të epilepsisë, si dhe sulmet e panikut, u largua nga dhoma e hotelit të Liamit.

Fotot nga dhoma e hotelit të Liamit tregojnë për kaos, gjurmë pluhuri të bardhë e ekran të thyer televiziv.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme