‘Liberalizimi i vizave në 2020’

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mashtrohen rreth asaj se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, ky mashtrim nuk do të përfundojë as në vitin 2018, shkruan ‘Gazeta Blic’.

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi për ‘Gazeta Blic’, analizoi çështjen e liberalizimit të vizave më hollësisht. Ai, theksoi se plotësimi i kritereve për liberalizimin e vizave, është vetëm farsë në letër.

“Çështja e mos liberalizimit të vizave është pasojë dhe jo çështje thelbësore e marrëdhënies së qytetarëve me Kosovën. Si kolektivitet prej dy milion shumicë shqiptare në nivelin kulturor, socio-ekonomik dallimi ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë, shqiptarët e Kosovës nuk dallojnë fare. Por ku qëndron problemi? Institucionet e Bashkimit Evropian dhe shtetet anëtare janë shumë mirë të informuara së plotësimi i kritereve është vetëm farsë në letë”, thekson Abazi për ‘Gazeta Blic’.

Tutje Abazi, thotë se udhëheqësit kosovarë mendojnë që me liberalizmin e vizave do të zgjidhen problemet e shumta që janë në Kosovë, siç është papunësia, krimi dhe korrupsioni.

“Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë vetëm një qëllim që liberalizimi i vizave të jetë mekanizëm për të lehtësuar barrën dhe peshën e rëndë që kanë krijuar si rezultat i pa zhvillimit, politikave të gabuara të privatizimit dhe kontrollit të plotë të sektorit privat. Njerëzit që janë në krye të institucioneve që më shumë se 15 vite po shpresojnë që me liberalizimin e vizave të zgjidhin problemin e papunësisë, frustrimin qytetar për sistemin e korruptuar dhe kriminal. Kjo metodë u aplikua kur qëllimisht u lejua që të bëhet eksodi i mbi 100 mijë qytetarëve në 2015, më këtë shpresë e kanë shtyre edhe tani”, tha ai.

Në foto: Analisit politik, Haki Abazi.

Më tej, analisti shtoi se nëse udhëheqësit kosovarë do të ishin të brengosur për kualitetin e jetës së qytetarëve, do të bënin disa investime në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës e të tjera veprime që do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Po të ishin të brengosur për kualitetin e jetës së qytetarëve do të bëhej investime në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, ngritjen e mirëqenies, arsimit, shëndetësisë, kualitetin e artikujve ushqimore, mbrojtjen e mjedisit. Këta udhëheqës në asnjë mënyrë nuk kanë treguar se brengosën apo e kanë prioritet jetën e qytetarit”.

Ndër tjerash Abazi, tha se mesazhi i Bashkimit Evropian, është i qartë dhe duhet lexuar drejt, dhe  se pa ndryshimin e qasjes ndaj sistemit të drejtësisë dhe sigurisë nuk do të ketë benefite nga BE.

“Në anën tjetër nga raportet dhe diskutimet e brendshme, Bashkimi Evropian po përdorë vizat si formë për qytetarët për të reformuar sistemin politik dhe ky mesazh duhet lexuar drejt, pa ndryshimin e qasjes ndaj sistemit të drejtësisë dhe sigurisë nuk ka benefite nga BE. Ky mesazh ka qenë i qartë dhe kur është lënë Kosova jashtë strategjisë së zgjerimit të BE. Këtë gjë e kanë fshehur qeveritarët e sidomos ministrja Hoxha, e cila bënë reklamë takimeve të shumta, por asnjëherë nuk flet për substancën se çfarë ka ndodhur”, ka theksuar Haki Abazi.

Si përfundim, Haki Abazi vlerëson se më këtë lloj udhëheqje dhe me këtë lloj jo serioziteti të trajtimit të çështjeve sensitive, Kosova nuk do ta merr liberalizimin e vizave para vitit 2020.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme