Nëse doni të njihni më mirë njerëzit që ju rrethojnë, rekomandohet që gjatë 2017-s të lexoni “Quiet” (I qetë) nga Susan Cain
Nëse doni të njihni më mirë botën, libri i duhur është “Born a Crime” nga Trevor Noah, drejtues i “The Daily Show”.
Për të përmirësuar njohuritë ndihmojnë tituj si “The Establishment” nga Owen Jones, ose “Our Revolution” nga Bernie Sanders, ish-pretendent për garën presidenciale amerikane të 2016-s.
Por nëse doni të humbisni në histori, titujt që ju sugjerohen janë “The Underground Railroad” nga Colson Whitehead dhe “Love Wins” nga Debbie Cenziper dhe Jim Obergefell. I pari sjell jetët e skllevërve në plantacionet e pambukut në Gjeorgji, ndërsa i dyti betejën për të drejtat civile dhe legalizimin e martesave mes të njëjtit seks në SHBA.