Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në fjalën e tij në seancën e parlamentit, ka kërkuar që së paku ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli”, të jep dorëheqje pas dështimeve të Kosovës në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pas mosanëtarësimit të saj në Interpol.
Aliu ka deklaruar se edhe taksa e vendosur nga Qeveria ndaj produkteve serbe, më shumë ka qenë reagim i afektit e jo i konceptit, ndonëse ka mbështetur këtë masë reciprociteti duke kërkuar që Qeveria mos të tërhiqet pas këtij vendimi./Sakte.net



