Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka përshëndetur miratimin e ligjit të gjuhës shqipe. Sipas tij meritë të madhe ka Ali Ahmeti.
“Kuvendi sapo ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, një prej çështjeve më komplekse që del nga Marrëveshja e Ohrit, por edhe ndër më të rëndësishmet për ne shqiptarët!
Mirënjohje e madhe për Ali Ahmetin, për mençurinë dhe këmbëngulësinë e tij për të zgjidhë këtë çështje, për Qeverinë, për partnerët tanë të koalicionit, partnerët tanë nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe për të gjithë ata të cilët kontribuan për zgjidhjen e kësaj çështje të hapur. Kjo është një ditë e madhe për shqiptarët për zhvillimin e shoqërisë por edhe një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian” shkruan Bujar Osmani.
Ndryshe sot me 69 vota “PRO” dhe asnjë kundër u votua Ligjin për gjuhën shqipe, nga 69 vota “Pro” nga të gjithë të pranishmit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.
Kurse me këtë propozim Ligj është ngritur në opinionin e gjerë edhe një propagandë e theksuar më herët se kinse e federalizon shtetin dhe kalkulime të tjera për pikë politike.
Ky Ligj sot u miratua me 69 vota “Pro” në të cilën votuan partitë politike shqiptare dhe LSDM-ja.
Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.