Gazetare: Fatlume Dervishi
VMRO-DPMNE-ja thotë se me propozim ndryshimet në ligjin për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë dhe futjen e mundësisë së testimit me shkrim, pushteti synon mbushjen e këtij sektori me kuadro partiak. Deputeti Antonio Milloshoski, në komisionin për çështje evropiane ku ligji mori dritë jeshile, thotë se me keqpërdorim të flamurit evropian në propozim, bëhet heqja e testimit elektronik dhe zëvendësohet me mundësinë e testimit me shkrim. Testimit do t’i nënshtrohen rreth 300 kandidatë kurse 130 prej tyre duhet të zgjidhen.
Ministri i Drejtësisë vlerëson se opozita manipulon me këto akuza dhe thotë se mungesa e testimit elektronik është për shkaktë mungesës së softuerit.
Edhe përkundër kundërshtimeve të deputetëve të opozitës maqedonase, ligji do të kalojë për votim në plenare./Alsat.mk