Lija e dhenve rrezikon blegtorët e malit Sharr, kërkojnë urgjentisht sigurimin e vaksinave nga Ministria e bujqësisë

Gazetar:Bashkim Sulejmani

Shoqatat e bujqve të Sharrit dhe të Kumanovës, shprehën sot revoltën e tyre kundër Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit e Veterinarisë për mos furnizimin me vaksina kundër lisë së dhenve. Thonë se nëse nuk ndodh vaksinimi, humbjet do jenë shumë të mëdha.

“Ne gjithnjë e më shumë kemi kërkuar të bëhet vaksinimi, por nga ana e drejtorisë së AUV-së na dhanë që do ketë brenda dhjetë ditësh por kjo nuk u bë. Kjo rrezikon përhapjen e sëmundjes në mënyrë shumë të shpejtë dhe asgjësimin e gjithë dhenve në vendin tonë”, Deklaroi Naser Xhemaili, Blegtor.

“Humbjet edhe në këtë moment janë shumë të mëdha , jo vetëm për blegtorët por për gjithë ekonominë e vendit, andaj apeloj të bëhet analiza afatgjate, çka ndodh nëse kemi eksport më të madh të deleve dhe çka ndodh tani në moment.”, u shpreh Milena Veliçkoviq, Shoqata e blegtorëve, Kumanovë.

Në mungesë të vaksinave, blegtorët sot në takim me drejtuesit e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, kërkuan ndihmë në drejtim të parandalimit të qarkullimit rreth vijës kufitare me Kosovën ku sëmundja është e përhapur.

“Bashkë me policinë kufitare do angazhohemi me masa të përforcuara për lëvizjen e kafshëve, njerëzve por edhe mjeteve motorike sepse që të gjitha këto janë mundësi për bartjen e sëmundjes”, tha Millorad Andrijeski, Paku Kombëtar “Mali Sharr”.

Në Maqedoninë Lindore, mbi dhjetë mijë dele kanë ngordhur nga lija e dhenve./Alsat.mk

The post Lija e dhenve rrezikon blegtorët e malit Sharr, kërkojnë urgjentisht sigurimin e vaksinave nga Ministria e bujqësisë appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme