Limaj: Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj të dënuarve për rastin e njohur se “Drenica 2”.

Limaj ka thënë se, “ky është një lajm shumë i keq për gjithë liridashësit në Kosovë”, transmeton Koha.net.

“Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së, ata që vullnetarisht ja ofruan jetën e tyre lirisë së Kosovës. Unë dhe familja ime e dimë shumë mirë çka është persekutimi në liri, në lirinë të cilën ende se kemi shiju. Bashkëndjej me ju, me familjet e juaja të nderuar bashkëluftëtarë”, ka shkruar Limaj.

10 të dënuarit po ngarkoheshin me 2 pika të akuzës për krime lufte që, sipas aktakuzës, ndërlidhen me keqtrajtimin e të burgosurve në qendrën e paraburgimit në Likoc.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme