Lideri i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj me rastin e 15 vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA, ka ngushëlluar familjet e viktimave.
Limaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se SHBA-të kanë dëshmuar gjithnjë frymë demokratike dhe liri të shprehjes.
Ky është postimi i plotë i Limajt:
U bënë 15 vjet, që kur bota është trishtuar nga sulmet terroriste që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngushëlloj familjet e të viktimave në sulmet e 11 Shtatorit, dhe njëkohësisht shpresoj që sa më shpejt terrorizmi të zhduket në mbarë botën.
Gjatë historisë dhe të sotmes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar gjithnjë frymë demokratike dhe liri të shprehjes, mendimit dhe të jetuarit për të gjithë popujt e botës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dëshmojnë gjithnjë se janë mbrojtëse e përkushtuar e barazisë në botë.
Një mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj.
Miqësisht,
F. L