Mbledhja e të gjithë krerëve të institucioneve në një shtëpi private si ajo që ndodhi në shtëpinë e ministrit të Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, nuk është një gjë e hijshme sipas zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj.
“Nuk është mirë krejt institucionet me kanë me një vend.. Por me e thirr unë veç shtetin në shpi, nuk është mirë, u pa që u prit shumë keq. Unë skam qenë kam pas obligime të mijat familjare. Duhet pasur kujdes. Përndryshe unë skam telashe me shku as te z.Pacolli” , ka deklaruar Limaj në Rubikon, raporton Periskopi.
Limaj ka thënë se duhet pasur kujdes me veprime të tilla.
“Më shku në një vend veç institucionet, privat në shpi, nuk po delke mirë. Duhet kapak me pas kujdes për ndjeshmërinë e njerëzve”, ka shtuar Limaj.
I pyetur lidhur më ndonjë vendim të mundshëm që mund të jetë marrë aty, Limaj ka thënë se nuk mund të priten vendime nga takime të tilla.
“Në qaso neja vendime asnjëherë mos prit. Çfarë vendime munden me u marrë aty ?!, takimet e punës janë ndryshe” ka përfunduar Limaj./Periskopi/