“Limaj premtoi punësim, mirëpo së pari e rehatoj djalin e tij”

Gazetari ironizoi premtimet e Limajt Djali i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë post të lartë politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, e cila udhëhiqet nga Bajram Hasani i Nismës për Kosovën.

Djali i Limajt në këtë ministri është emëruar Këshilltar i Lartë Politik dhe Shef i Kabinetit të Ministrit. Gazetari Lavdim Hamidi punësimin e djalit të Limajt e sheh si një veprim për të marr në kontroll MTI-në.

Ai rikujtoi premtimin e Limajt në fushatën zgjedhore se do të punësoj nga një anëtar të çdo familjeje kosovare.

Mirëpo tha se ai filloi t’i rehatoj së pari familjarët e tij, shkruan rtv21.tv Sipas Hamidit, kjo tregon edhe mosbesimin ndaj ministrit që udhëheqë këtë ministri.

“Kjo ministri është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, jep licenca të ndryshme, ka me qenë e përfshirë në procese të ndryshme të privatizimit, si rasti i Brezovicës që ka me qenë e involvuar dhe aty është djali i Fatmir Limajt”, tha Hamidi në emisionin “Click” të RTV21.

Ndryshe, sot është prezantuar hulumtimi i organizatës “Çohu” dhe Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese-Reportr, mbi punësimet e zyrtarëve në pozita të larta vendimmarrëse të cilët kanë lidhje me partitë politike. Në bazë të të gjeturave partitë politike janë bërë dera kryesore e mundësisë për punësim që nga pozitat e ulëta e deri te ato më të lartat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme